Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Berisha në SPAK, Rama në Kore/ Kryeministri vizitë katër ditore, synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

schedule10:35 - 18 Maj, 2026

schedule 10:35 - 18 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë në Korenë e Jugut. Fillimisht, në Kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seulit, Rama do të jetë i ftuar në një darkë organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Azi.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të politikës, qeverisë dhe biznesit korean, ndërsa Kryeministri do të zhvillojë edhe takime me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, si dhe me CEO-n e Samsung.

Në këtë aktivitet kryeministrit do të ketë dhe një fjalë.



Më pas Rama do të jetë i ftuar në panelin me temë “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku pritet  të trajtojë sfidat e reja globale nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, strategjitë e vendeve të vogla përballë ndryshimeve gjeopolitike, si edhe rolin e inteligjencës artificiale dhe inovacionit digjital në qeverisje.

Axhenda e tij përfshin edhe një sërë takimesh me drejtues të kompanive koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një dialog me liderët e rajonit Azi-Paqësor (APAC).

Kjo vizitë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!