Sipas burimeve nga grupi i hetimit, i është marrë një deklaratë e shkurtër agjentit të komisariatit numër 4, Anxhelo Kumarakut, i cili është shprehur se ka qenë te dera e shtëpisë së tij.
Çunat e lagjes i kanë shprehur se një BMW e bardhë ishte parkuar në rrugicën ngjitur.
”Unë desha që të shkoja t’i pyesja nëse kanë nevojë për ndihmë ose u duhet diçka, por në atë moment ata qëlluan drejt nesh, ka thënë Kumaraku”, i cili ka qëlluar vetëm 1 herë në drejtim të vëllezërve Lika që këta të fundit të largoheshin, por ka marrë një plumb në këmbë.


