Kryeministri japonez Abe mbështet linjën e Trump për Korenë e Veriut. Pro ndërhyrjes ushtarake

schedule11:32 - 30 Tetor, 2017

schedule 11:32 - 30 Tetor, 2017

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka përsëritur mbështetjen e tij ndaj linjës së fortë të presidentit amerikan Donald Trump për Korenë e Veriut. Dy liderët do të takohen javën e ardhshme në Tokio. Burime qeveritare japoneze bëjnë të ditur se gjatë vizitës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në vend, Abe do të përsërisë mbështetjen e tij ndaj qëndrimit të administratës së Uashington, përfshirë dhe një ndërhyrje të mundshme ushtarake.