Numri i viktimave dhe i të infektuarve në Itali vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme. Kryeministrit i Italis Giuseppe Conte është shprehur se masat drastike synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe pse kjo sipas tij nuk po jep ende rezultate pozitive.
Me këto masa për të penguar hapjen e koronavirusit, qeveria është e vetëdijshme se fuqia sociale dhe ekonomike e vendit është në diskutim. Kryeministri i Conte gjithashtu u shpreh se javët e ardhshme janë vendimtare për fatin e Italisë.
“Ne po përballemi me krizën më të vështirë që nga periudha e pasluftës. Edhe italianët janë të vetëdijshëm për këtë. Ky është momenti i zgjedhjes, javët e ardhshme janë vendimtare dhe të vështira”, tha Conte.


