Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Do të bëhet!

schedule08:23 - 23 Qershor, 2020

schedule 08:23 - 23 Qershor, 2020

Kreu i BDI Ali Ahmeti ka propozuar zyrtarisht idenë për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 15 korrik.

I pyetur në studion e “Opinion” se sa e mundshme është kjo ide, Ahmeti tha i bindur se do të bëhet.

Fevziu: A munden shqiptarët të marrin Kryeministrin e Maqedonisë?



Ahmeti: Po ju sjell shembullin e fundit, ne bëmë Zaevin kryeministër me votat e shqiptarëve.

Fevziu: Por nuk do bëhej kurrë një kryeministër shqiptar me votat e Zaevit.

Ahmeti: Nëse nuk  e bën Zaev e bën dikush tjetër. Me rëndësi është që në Maqedoninë e Veriut të hiqen paragjykimet se shqiptarët nuk mund të drejtojnë dikastere të rëndësishme.

Fevziu: Ju personalisht  besoni që mund të ketë një kryeministër shqiptar?

Ahmeti: Jo që besoj, por do të bëhet.

Fevziu: Si do behet?

Ahmeti: Do bëhet sepse edhe do ndërgjegjësohen partitë maqedone që dalzotës për atë shtet nuk janë vetëm ata , por jemi edhe na.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!