Kavajë- Një aksident me vdekje është raportuar në Kavajë.
Mësohet se në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/abcnews.al/


