Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Gjikondi: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

schedule21:24 - 23 Prill, 2026

schedule 21:24 - 23 Prill, 2026

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi komentoi çështjen e “21 janarit” duket thënë se është shumë e rëndësishme që kjo çështjen të marrë një zgjidhje.

Gjatë intervistës, ajo theksoi se 21 janari është ‘një pikë e errët’ për SPAK, duke shtuar se edhe çështja e Gërdecit, ka një zvarritje të seancave.

“21 janari është pikë e errët për SPAK edhe pse prokurori që ka çështjen nuk është tek prokurorët që ka treguar prokurorët që ka treguar profesionalizëm dhe mendoj që është përgjegjësi e tij personale. Mendoj që do kurajë edhe puna e prokurorit. Edhe për Gërdecin e kemi parë , tani ka kaluar në GJKKO, dhe ka zvarritje të shëmtuar të seancave. Kanë arritur ta zhbëjnë edhe 21 janarin edhe Gërdecin. Në rastin e 21 janarit vetëm në saj të Mark Nikës kjo çështje ka arritur të bëhet një kazus ku vërtet shikohen dritëhijet e drejtësisë shqiptare”, tha mes të tjerash ajo.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!