TIRANË– Të gjithë i dhanë lamtumirën Rexhep Qoses, edhe Sali Berisha, por sipas mënyrës së vet.
Përplasja shumëvjeçare mes kolosit të letrave shqiptare në Kosovë dhe ish-kryeministrit në Shqipëri nuk u mbyll me shije të mirë, edhe pse Qosja ndërroi jetë.
Zanafillat e përplasjeve, që nisin nga viti 1992, sollën shpesh përplasje mes Rexhep Qoses dhe Sali Berishës.
Rexhep Qosja gjithmonë një kritik i moderuar ndaj Berishës si politikan, madje duke e këshilluar disa herë në distancë për t’u larguar nga skena politike, ndërsa doktori gjithmonë agresiv ndaj akademikut dhe shkrimtarit, duke iu referuar edhe si komunist, proserb, apo dhe fosile e botës së vjetër.
Por në ditën e vdekjes së Qoses, Berisha u duk se pati një moment reflektimi. Nga Facebook-u i tij, doktori pranoi se ndër vite ka pasur kundërshtime dhe mospajtime me Rexhep Qosen, por ndryshe nga kur ishte gjallë, ai i njohu meritat si shkrimtar, dhe jo vetëm, edhe për kontributin në luftën e Kosovës kundër Serbisë.
Megjithatë, si gjithmonë, reflektimi mbetet vetëm te fjalët. Me vepra, Berisha dhe opozita bojkotuan parlamentin dhe nuk nderuan me 1 minutë heshtje ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses.
Të vetmit që nderuan akademikun dhe shkrimtarin ishin deputetët e PS./abcnews.al


