Aeroplanmbajtësja amerikane USS George H.W. Bush (CVN-77) është vendosur në Lindjen e Mesme, duke u bërë anija e tretë e këtij lloji në rajon, njoftoi komanda qendrore e SHBA.
Sipas një reagimi në platformën X, aeroplanmbajtësja aktualisht po lundron në Indianin Oqean, brenda zonës së përgjegjësisë së komandës amerikane.
Me këtë zhvillim, USS George H.W. Bush (CVN-77) i bashkohet dy aeroplanmbajtëseve të tjera amerikane tashmë të pranishme në rajon: USS Gerald R. Ford (CVN-78) dhe USS Abraham Lincoln (CVN-72).
Vendosja e tre aeroplanmbajtëseve në të njëjtën zonë konsiderohet një lëvizje e rëndësishme strategjike, në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar rritje të gatishmërisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon.


