Kryemadhi: Gratë shqiptare duan ndryshimin, 25 prilli dita e ndëshkimit të Rilindjes

schedule14:01 - 12 Prill, 2021

schedule 14:01 - 12 Prill, 2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  mesditën e kësaj të hënë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit u është drejtuar me një mesazh grave shqiptare.

Në mesazhin e saj, ajo ka theksuar se është e rëndësishme që me 25 prill ato të zgjedhin ndryshimin për familjet e tyre.

Kryemadhi përmes një videomesazhi të postuar në Facebook, ka thënë se 25 prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen.

 

“25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia. Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona. #VOTO6 🗳 #VOTOLSI 🌹”, shkruan Kryemadhi./abcnews.al