Kryebashkiaku i Tiranës, takon homologun e tij të Firences

schedule22:35 - 6 Nëntor, 2017

schedule 22:35 - 6 Nëntor, 2017

Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Firences, Dario Nardella, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takoi homologun fiorentinas, ku diskutua mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, si ndriçimi, dhe karikimi i makinat Elektronike.

Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim me homologun e tij në Firence, me kreun e bashkisë së atij qytetit Dario Nardella.
Dy kryebashkiakët biseduan mbi mundësitë e bashkëpunimit për ndriçim LED, rrjet karikuesish për makinat elektrike dhe flotë e re biçikletash.

Në vizitën e tij në Firence, Veliaj do të marrë pjesë edhe në Forumin “Të bashkuar në diversitet”.

Pamjet u shpërndanë nga zyra për shtyp e Bashkisë të Tiranës, ndërsa numri një i kryeqytetit mori “Medaljen e Artë të Firences”./abcnews.al