Krujë, asgjesohen rreth 2.700 bimë kanabis sativa

schedule11:21 - 3 Qershor, 2018

schedule 11:21 - 3 Qershor, 2018

Në një operacion të përbashkët midis Policisë së Krujës, Prokurorisë dhe Forcave Operacionale është bërë i mundur arrestimi i tre personave për kultivim të lëndëve narkotike.

Ferdjan Zalla, 33 vjeç, Mondi Zalla, 42 vjeç, Arben Babasi 42 vjeç, ranë në pranga pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në pyll 2,080 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, për 42-vjeçarin G.Sh. filloi procedim penal në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi”.

Ndërkohë në një rast tjetër po në Krujë, policia gjeti në një ambient të pyllëzuar 675 bimë kanabis sativa. Sasia narkotike u asgjesua, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al