Në Portin e Sarandës ka mbërritur sot kroçera luksoze “Le Boréal”, një anije turistike e segmentit elitar që viziton për herë të parë qytetin bregdetar të Sarandë.
Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, sjell në bord rreth 200 turistë, shumica e të cilëve janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe SHBA.
Gjatë qëndrimit në Sarandë, turistët pritet të vizitojnë atraksionet kryesore kulturore dhe turistike të zonës, duke kontribuar në promovimin e turizmit lokal dhe rritjen e vizibilitetit të qytetit në tregun ndërkombëtar të kroçerave.
Sipas programit të lundrimit, “Le Boréal” do të rikthehet sërish në Sarandë më 23 qershor të këtij viti, duke e përfshirë qytetin në itineraret e rregullta të turizmit të luksit në Mesdhe.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!