“Krizë mes Osmanit dhe Kurtit”, diplomati: Mllefi i presidentes ka qenë i akumuluar

schedule16:39 - 31 Maj, 2024

schedule 16:39 - 31 Maj, 2024

Diplomati Blerim Canaj ka thënë se ka një krizë në marrëdhënien mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Update”, ai u shpreh se mllefi i Osmanit është i akumuluar dhe kjo është vënë re, pasi sipas fjalëve, presidentja ka ftohur raportet dhe me Ministrinë e Jashtme.

LEXO EDHE:  “Kurti po tenton ta përdorë politikisht çështjen e Urës së Ibrit”, Canaj: PDK kërkon të tregojë se nuk i frikësohet zgjedhjeve

Sipas diplomatit, paradoksi qendron që marrëdhëniet e dy krerëve fillojnë për çështje të tilla dhe pasojat i mban një vend.

Absolutisht vërehet që tani më marrëdhëniet në mes koalicionit qeverisës, posaçërisht në mes të krerëve të qeverisë së Kosovës, duket të jenë tepër të ftohura, shto këtu dhe faktin që dhe premtimet e presidencës, por dhe çështjen e asociacionit dhe dialogut, nuk e ka pasur përkrahjen e Albin Kurtit dhe nuk ka mundur t’iu qendrojë prapa dhe i bie që politikisht në këtë çështje dhe presidentja ka dështuar me ndihmën e qeverisë, për shkak se janë tema që nuk mund t’i implimentojë presidentja vetë. Por tregon që ka një mllef të akumuluar më herët. Madje, në Kosovë ka thashetheme që marrëdhëniet mes presidentes dhe Ministrisë së Jashtme janë të ftohura. Paradoksi qendron që marrëdhëniet e dy krerëve fillojnë për çështje të tilla dhe pasojat i mban një vend”, deklaroi Canaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!