Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kritike situata në Indi, mbi 11 mijë të infektuar me koronavirus në Indi

schedule19:55 - 12 Qershor, 2020

schedule 19:55 - 12 Qershor, 2020

Me kalimin e ditëve India vijon të ngjitet në listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit vendi konfirmoi edhe 11,106 raste të tjera me Covid-19. Kështu, totali i të infektuarve në vend rritte në 309,389 ndërsa India është tashmë vendi i katërt më i prekur nga pandemia në botë.

Deri më tani, në vendin e parë mbeten SHBA-të me më shumë se 2 milion të infektuar dhe 116,389 viktima. Vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë është Brazili ndërsa vendin e tretë e mban Rusia.

Po ashtu, brenda ditës luftën me koronavirusin në Indi e humbën edhe 389 persona të tjerë ndërsa totali i të infektuarve rritet në 8,890. Një faktor që po ndikon në rritjen e numrit të të infektuarve në vend janë punëtorët migrantë që shkojnë në vende të tjera për të kërkuar punë. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!