Në 24 orët e fundit India ka konfirmuar edhe 10,218 raste të tjera me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 276,146.
Nga na tjetër, brenda ditës betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 277 persona të tjerë, ndërsa totali i viktimave rritet në 7,750.
Sipas autoriteteve të Shëndetit në vend, gjashtë shtete, Uttar Pradesh, Bihar, Jharkhand, Bengali Perëndimor, Odisha dhe Assam, nga të cilët dalin një numër i madh punonjësish migrantë kanë pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve, krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Të dhënat janë analizuar këto dy javë të fundit.
Ndërsa rastet e përgjithshme me Covid-19 në këto shtete janë rritur 8.2 herë që nga 1 maj, rastet në pjesën tjetër të vendit janë rritur vetëm 7 herë, sipas një analize nga HT.
Nga ana tjetër pjesa e tyre e vdekjeve në numrin e përgjithshëm është rritur nga 7.4% midis 1 majit deri më 7 maj në 10% në javën midis 2 qershorit dhe 8 qershorit. /abcnews.al/

