Kritike situata në Francë, konfirmohen 10, 500 raste me Covid-19 në 24 orë

schedule11:05 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:05 - 21 Shtator, 2020

Franca ka regjistruar më shumë se 10, 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë.

Numri i të infektuarve është më i ulët se një ditë më parë, por përqindja e pozitivitetit është rritur për të dytën ditë radhazi.

Shifrat e së dielës janë përgjithësisht më të ulëta nga ditët e mëparshme, për shkak të mbylljes së laboratorëve të testimit.

Shkalla e pozitivitetit, përqindja e numrit të njerëzve pozitivë krahasuar me numrin e përgjithshëm të personave të testuar, u rrit në 5,7% nga 5,6% një ditë më parë.

“Për më tepër, 3,894 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, 41 më shumë sesa shifrat e njoftuara një ditë më parë, duke përfshirë 593 që nodhen në kujdesin intensiv”, njoftoi shërbimi shëndetësor publik.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 31,585 persona. s.b/abcnews.al/