Krisafi: Fryma e reformës në drejtësi pjesë e kurikulave të Universitetit Mesdhetar

schedule12:00 - 25 Korrik, 2019

schedule 12:00 - 25 Korrik, 2019

Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Ksenofon Krisafi ka folur në studion e  ABC News për risitë e këtij universiteti në vitin e ri akademik.

Sipas tij fryma dhe filozofia e reformës është bërë pjesë e kurikulave dhe këta studentë do jenë pjesë përbërëse e kësaj reforme, për t’u përfshirë menjëherë në strukturat e drejtësisë.

“Reforma në drejtësi po ecën dhe këta studentë do jenë pjesë përbërëse e kësaj reforme.

Ne që kur u hap ky fakultet bëmë një lloj rikoncpetimi të fakultetit juridik që studentët të përfshihen menjëherë në strukturat përkatëse të drejtësisë që do dalin nga reforma. Refoma është bërë pjesë përbërëse e kurikulave tona dhe vërehet dëshirë për të përvetësuar këto risi që sjell reforma në drejtësi.

Është e re për vendin, për ne, por jo e pamundur dhe ne gjykojëm që e kemi arritur. Fryma dhe filozofia e reformës është bërë pjesë e kurikulave tona”.

Për shqetësimin e superprodhimit të juristëve dhe mundësisë së punës, Krisafi shprehet se ky shqetësim nuk është i përligjur, pasi shkalla e punësimit të studentëve është mjaft e lartë.

“Një nga shqetësimet e mëdha është që ka superprodhim juristësh dhe meraku është  se ku do punojnë. unë gjykoj që ky shqetësim nuk është i përligjur. Juristi është profesion interesant, i kërkuar. Shkalla e punësimit të studentëve tanë është mjaft e lartë”.

Ai foli edhe për marrëveshjet me institucionet dhe universitete të tjera brenda e jashtë vendit me qëllim formimin dhe punësimin e studentëve. /abcnews.al