Krimi në Kamëz/ Jetonin në të njëjtën lagje, sherri mes autorit dhe viktimës për kanalin, i vazhdueshëm

schedule15:59 - 30 Nëntor, 2023

schedule 15:59 - 30 Nëntor, 2023

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në zonën e Laknasit në Kamëz. Maliq Marku ka vrarë me armë zjarri 55-vjeçarin Shefqet Hasa, pas një konflikti të ndodhur mes tyre për pronën, ndërsa mbeti i plagosur edhe 50-vjeçari Besim Keça.

Autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre është bërë një kanal, ndërsa sherri ka qenë i vazhdueshëm.

Besim Keça mbeti i plagosur nga të shtënat me armë, ndërsa është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Sakaq Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet.

/abcnews.al/