Krimi në Dibër, flet vajza: Nuk donin të martohesha me italian

schedule21:01 - 5 Shtator, 2018

schedule 21:01 - 5 Shtator, 2018

Blerta Pocesta, e cila ka pranuar krimin makabër, tha se vrau babain, nënën dhe motrën e vogël pasi nuk e lejonin të martohej me një Italian. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dibër të Madhe me 27 gusht, ku bashkë me Blertën janë arrestuar dhe 2 persona të tjerë.

Organizuan masakrimin e familjes pasi prindërit nuk e lejonin që të martohej me një Italian: ky është motivi që ka shtyre drejt krimit makabër Blerta Pocesta, 28 vjeçaren shqiptare nga Dibra e Madhe të arrestuar bashkë me dy persona të tjerë. Ata akuzohen se janë përgjegjës për vrasjen e babait, nënës dhe motrës minorene. Kundër Blertës, drejtësia maqedonase vendosi masën paraprake burg për 30 ditë.

28-vjeçarja, sipas shtypit lokal ka pranuar organizimin e krimit makabër, por ka mohuar se ishte ajo që qëlloi drejt prindërve dhe motrës. Megjithatë, hetuesit nuk kanë gjetur gjurmë të tjera përveç të sajat në shtëpinë e tyre në Dibër të Madhe. Gjithashtu mediat lokale duke cituar policinë italiane, raportojnë se Blerta ishte përdoruese droge.

Vrasja e Amid Pocesta 55 vjeç, të bashkëshortes Nazmije 53 vjeç dhe vajzës Anila 14 vjeç, të cilët jetonin prej vitesh në Pordenone të Italisë, ka ndodhur me 27 gusht. Ata ishin kthyer në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në një gëzim familjar. /abcnews.al