Dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku që dyshohet se qëlluan me armë mbrëmjen e të hënës mbi Ersild Ishmin dhe Arsid Hoxhën janë ende të lirë.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy punonjës të hotelit si bashkëpunëtor në krim.
Bëhet fjalë për Mario Pali dhe Zyber Zagradi. Ata u përfshinë në përplasje fizike me dy viktimat. Madje 26 vjeçari Zagradi, u plagos në këmbë. U largua nga vendi I ngjarjes dhe kërkoi ndihmë në spital.
Mbrëmjen e të hënës pronarët e hotelit në Velipojë debatuan me dy viktimat dhe me pas shkrepën armën.
Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dhe më pas humbën jetën në spital 33-vjeçari Ersild Ishmi dhe 22-vjeçari Arsid Hoxha.
Por kjo ngjarje sipas policisë dyshohet se i ka fillesat tek një konflikt mes palëve ndodhur fundin e qershorit në hotelin në pronësi të dy vëllezërve. Ersild Hoxha në atë kohë kanosi me armë kuzhinierin e hotelit.
Konflikti i afro dy muajve me parë u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e të hënës ku humbën jetën dy të rinjtë.
/abcnews.al


