Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53 vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas vrau veten. Detaje nga ngjarja e rëndë

schedule10:30 - 13 Mars, 2025

schedule 10:30 - 13 Mars, 2025

Detaje të reja bëhen të ditura në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Selanik të Greqisë, ku një 53 vjeçar shqiptar goditi me thikë bashkëshorten 44 vjeçare dhe më pas u hodh nga ballkoni.

Sipas mediave greke, gruaja arriti të dilte në ballkon e plagosur, por më pas, 53 vjeçari e ka tërhequr sërish Brenda banesës duke e goditur përsëri me thikë dhe duke i shkaktuar vdekjen. Pasi kreu krimin e rëndë, 53 vjeçari është hedhur nga ballkoni, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po transportohej për në spital.

Dy vajzat e çiftit, 16 dhe 21 vjeç, nuk ndodheshin në banesë kur ndodhi ngjarja. Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes.



Gjithashtu nuk ka pasur më parë asnjë denoncim për dhunë në familje apo vepra të tjera. Një mikeshë e gruas fatkeqe ka folur për Protothema duke thënë se nuk mund ta besojë atë që ndodhi.

“Ajo ishte njeri i jashtëzakonshëm, ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj. Ajo më thoshte se kishte problem me burrin por nuk më dha asnjë detaj. Mikesha theksoi gjithashtu se edhe ato pak herë që ajo e kishte parë 53 vjeçarin, edhe para se të kryente vrasjen, ai kishte sjellë shumë mirë me bashkëshorten./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!