Krimet e Rënda nisin verifikimet ndaj Agron Xhafajt

schedule13:56 - 12 Maj, 2018

schedule 13:56 - 12 Maj, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Agron Xhafaj mund të jetë subjekt i ligjit antimafia, ndërsa lëvizjet e organit të akuzës nisën pas denoncimit publik nga partia Demokratike se Agron Xhafaj ishte dënuar me vendim të formës së prerë në Itali për trafik droge.

Pas akuzave të vijueshme nga selia e Partisë Demokratike, në lidhje me mosrespektimin e ligjit antimafia për Agron Xhafajn, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, mësohet se është vënë në lëvizje edhe prokuroria e Krimeve të Rënda.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për ABC News se, Prokuroria Përgjithshme po ndjek me vëmendje rastin dhe është duke kryer proceduarat sipas ligjit. Krimet e Rënda sqarojnë nga ana tjetër se po verifikojnë nëse ai është në kërkim ndërkombëtar, ku prej disa ditësh opozita ka vënë në qendër të sulmeve vëllain e ministrit për një dënim në Itali në vitin 2002 me 7 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.  Ligji anti-mafia, verifikon pasuritë bankare, por edhe ato të paluajshme nëse janë apo ajo të ligjshme. Gjithashtu, nëse nisin hetimet, në “sitën”  e prokurorisë së krimeve të rënda do të kalojnë edhe familjarët e Agron Xhafaj, përfshirë këtu edhe ministrin aktual në detyrëm e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas selisë blu, ministri Xhafaj jo vetëm që nuk po zbaton ligjin antimafia ndaj të vëllait, për t’i sekuestruar pasurinë e vënë me aktivitete të paligjshme, por e ka marrë në mbrojtje, duke ndryshuar ligjin për ekstradimin.

PD akuzon Xhafajn se jo vetem nuk ka bërë verifikimet për ekstradimin, por e ka mbrojtur vëllanë përmes falsifikimit të ligjit për ekstradimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!