Krimet e ditëve të fundit në Shkodër, policia kontrolle në terren

schedule20:37 - 3 Shtator, 2018

schedule 20:37 - 3 Shtator, 2018

Policia e Shkodrës ka nisur një aksion për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjeve të fundit kriminale në këtë qark. Mësohet se janë ngritur postoblloqe policie në rrugët kryesore, të cilat kontrollojnë hyrjet dhe daljet e automjeteve.

Ndërkohë që forca të shumta policie kanë zbarkuar në terren për të kontrolluar zonën. Përqëndrim të madh të policisë ka në Dobraç, e cila më herët u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si një zonë kriminale.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së tryezës opozitare në këtë qytet, Basha kërkoi edhe dorëheqjen e drejtorit të Policise së Shkodrës, Vehbi Bushatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!