Krim në familje në Vlorë

schedule12:28 - 6 Shkurt, 2019

schedule 12:28 - 6 Shkurt, 2019

Një krim në familje ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një burrë mbyti bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi të vrasë veten me thikë. Sipas dëshmitarëve, çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme.

Pasi e kishte dhunuar prej shumë kohësh, më në fund e vrau. Burri agressor Teodor Lera, një 57-vjeçar i papunë, mbyti gruan e tij, nënën e tre fëmijëve, Evën 45 vjeçe. Kurse ky prind i moshuar do donte të kishte vdekur. Ai humbi bijën e tij.

Krimi i rëndë ndodhi brenda në shtëpinë e çiftit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Kushtrimi”, pranë komisariatit të Policisë në Vlorë. Burrë e grua kishin tre fëmijë, dy në emigracion dhe një studente në këtë qytet. Banorët kanë treguar se midis tyre kishte dhunë dhe sherre të vazhdueshme.

“E ka denoncuar kjo dhe njëherë tjetër dhe e fali për hatër të fëmijëve”, tha fqinja.

Poliicia fillimisht mori raportim për të shtëna me armë, por më pas zbuloi brenda në banesë gruan e vdekur. Gjurmët e gjakut çuan në dyshimin e parë se ajo ishte vrarë me thikë.

Këqyrja e ekspertëve nxorri se 45-vjeçarja ishte mbytur me duar. Kurse autori i dyshuar, Teodor Lera pas këtij akti ka tentuar të vetëvritet. Ai ka marrë thikën dhe ka prerë damarët e njërës dorë. Në gjendje të rëndë u dërgua në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Këtë person, policia e ka proceduar më parë për dhunë në familje, por banorët pranë tyre treguan gruaja e ka pranuar në shtëpi për shkak të fëmijëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!