Willie Kirk është shkarkuar nga posti i trajnerit në skuadrën e femrave, Leicester City.
45-vjeçari shkeli kodin e etikës, pasi krijoi një lidhje me një futbollsite. Kirk u largua nga “Dhelprat” gjatë këtij muaji, ndërsa ‘Sky Sport News’ shpjegon se klubi ka nisur një hetim të brendshëm, për shkak se dyshohet që trajneri anglez kishte marrëdhënie me një futbolliste.
“Klubi i futbollit Leicester City njofton se Willie Kirk është shkarkuar nga posti i trajnerit. Pas një procesi të gjerë disiplinor të brëndshëm dhe duke respektuar detyrimet e klubit për privatësinë individuale, Willie ka shkelur kodin e sjelles’, shkruhet në komunikatën e klubit anglez/ h.ll/abcnews.al