Kreu i Policisë Shqiptare takon delegacionin e Guardia di Financa

schedule11:21 - 20 Shkurt, 2018

schedule 11:21 - 20 Shkurt, 2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zhvilloi një takim me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito AUGELLI, komandant i Guardia di Finanza-s, i Rajonit të Pulias.

Gjenerali siguroi drejtorin e policise shqiptare vijimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer.

Vito Augelli veçoi ndër të tjera edhe punën e mirë të Zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari.

“Rezultatet e shkëlqyera kanë ardhur vetëm në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë dhe një shkëmbimi në kohë reale të informacionit- tha zyrtari italian. Nga të gjitha kapjet e kanabisit në Itali, 80% i ka bërë Guardia di Finanza e Pulias dhe këto falë një bashkëpunimi të ngushtë me Policinë shqiptare. Kemi arritur të ndërtojmë një rrjet shkëmbimi informacioni që bazohet në besim reciprok dhe profesionalizëm të lartë- përfundoi fjalën e tij komandanti i Guardia di Finanza i Rajoinit të Pulias, gjenerali Vito AUGELLI. Drejtori  i pergjithshem I policies shqiptare Ardi Veliu vlerësoi kontributin e Guardia di Finanza-s dhe Policisë italiane duke siguruar se të gjitha projektet e drejtuara nga Italia do të kenë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe angazhimin maksimal për arritjen e objektivave./abcnews.al