Drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se edhe pse situata e pandemisë në Evropë është duke u përmirësuar, globalisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë.
Pas Azisë Lindore, Evropa u bë epiqendra e radhës e pandemisë, por tashmë situata po përkeqësohet në Amerikat.
“…globalisht situata po përkeqësohet,” u shpreh Ghebreyesus në një konferencë virtuale nga Gjeneva.
“Më shumë se 100,000 raste janë raportuar nga 9 në 10 ditët e fundit. Ditën e djeshme më shumë se 136,000 raste u raportuan, shumica në një ditë të vetme,” shtoi kreu i OBSH.
Ghebreyesus deklaroi se rreth 75 për qind e rasteve të së dielës ishin nga 10 shtete, shumica të Amerikave dhe Azia Jugore.
Mirëpo pavarësisht këtyre, Tedros deklaroi se OBSH është e inkurajuar nga “shenjat pozitive” në disa shtete.
“Në këto shtete, kërcënimi më i madh vetëkënaqësia”, shtoi ai. /abcnews.al/