Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, pozitiv për Covid-19 bashkë me familjen

schedule12:02 - 28 Qershor, 2020

schedule 12:02 - 28 Qershor, 2020

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv për COVID-19.  Lajmin e ka konfirmuar vetë Gashi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Bashkë me lajmin se ai dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, Gashi thotë po ashtu se shkoi të bënte testin pasi kishte pasur simptoma të lehta.

Për pasojë, shkruan Gashi, ai dhe familja e tij do të vetë-izolohen në shtëpinë e tyre për dy javë.

Postimi në Facebook:

Të nderum miq,

Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.

Faleminderit! /abcnews.al/