Krasniqi: Gola të tillë të çlirojnë, grupi forca e Teutës! Vllaznia? Shkojmë për 3 pikët

schedule16:19 - 2 Maj, 2021

schedule 16:19 - 2 Maj, 2021

Blerim Krasniqi shënoi një gol fantastik kundër Kukësit dhe do kërkojë të përsërisë veten edhe në duelin e nesërm ndaj Vllaznisë rivale për titullin kampion. Sulmuesi sot ka dala para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Normalisht e kam pritur golin shumë. Kishte kaluar një periudhë e gjatë pa shënuar. Normal kur shënon në atë lloj mënyrë çlirohesh. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në ndeshjet e radhës, të bëj më të mirën për ekipin.

Për ekipin bëhet gjithçka, jo vetëm goli. Punojmë të në gjitha fazat e lojës, në mbrojtje e sulm. Pastaj pjesa e golit është detyrë për ne sulmuesit. Pavarësisht se kush shënon, me rëndësi është të fitojë ekipi. Kalon në plan të dytë pjesa e shënuesit”, tha fillimisht Krasniqi.

Në lidhje me duelin ndaj Vllaznisë, sulmuesi shton: “Kemi humbur ndeshjen e parë me Vllazninë në Shkodër, kurse këtu më pas kemi dominuar. Shkojmë për tre pikët, si për çdo ndeshje, pastaj pjesa tjetër le t’i mbetet fushës.

A na kënaq një pikë? Normalisht shkojmë për tre pikë, pastaj se çfarë ndodh përcaktohet në fushë. Të gjitha ekipet janë afër, kush gabon më pak do të jetë më i suksesshëm. Ne kemi treguar që te Teuta pika më e fortë është forca e grupit. Kemi pasur edhe ndeshje jo të mira, por pastaj e kemi marrë veten. Kjo tregon që Teuta ka një grup të fortë.

Nuk kas asgjë prej së cilës druhemi për ndeshjen në Shkodër. Ne shkojmë të bëjmë punën tonë, pastaj rezultati vendoset në fund të ndeshjes. A kam ndonjë numër golash si objektiv? Për sulmuesit besoj se nuk ka shifra golash, sa më shumë të shënojmë, aq më mirë”, ka përfunduar Krasniqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!