Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Krasniqi fshihet “pas gishtit”/ Prokuroria: Ka ndarë informacione sekrete me Dejonën

schedule17:35 - 7 Shkurt, 2025

schedule 17:35 - 7 Shkurt, 2025

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, krahu i djathte i Albin Kurtit, i cili merrte leje ne nje grup ëhatsappi nga Dejona Mihali per kompanite qe do te zgjidheshin ne menyre preferenciale fituese te tendervave, eshte deklaruar i pafajshem ne seancen e kesaj te premteje ne gjykaten themelore ne Prishtine.

Bashke me Krasniqin, pjese e akuzes jane edhe Isuf Zejna dhe Ymer Dragusha që akuzohen për veprat penale “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i sekretit shteteror” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Dragusha, nje prej te akuzuarve, ndryshe nga eprori i tij Krasniqi, pranoj fajesine, duke arritur nje marreveshje mes tij dhe Prokurorise.



Pas kësaj, Prokurorja e ceshtjes lexoj aktakuzen, sipas të cilës Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, se bashku me dy zyrtaret e tjere i kane shkaktuan dëm buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

“Krasniqin që si kryeshef i KEK-ut dhe i pandehuri Ymer Dragusha si u.d i drejtorit të zyrës së prokurimit në periudhën kohore prej 17 janarit 2022 deri më 27 janar 2023, duke keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër- në këtë rast operatorit ekonomik “Litëin S.A’’, t’ua shkelin të drejtat e personave tjerë, në këtë rast operatorit ekonomik si dhe t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës….”, tha prokuroria Fikrie Zejnullahu.

Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2022 Krasniqi gjatë komunikimeve në rrjetin social “Signal’’ i ka dërguar Mihalit, kërkesën drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës përkatësisht kryeministrit të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë për plotësim/ndryshimin e vendimit për shpalljen e emergjencës energjetike.

“Dhe se më 16 maj 2022, gjatë komunikimeve në rrjetin social ‘’Signal’’ i ka dërguar Mihalit, një komunikim-foto me shkrimin e tre emrave dhe pozitave të zyrtarëve në KEK: Driton Bytyqi, Emin Tmava dhe Mustafa Kavaja, pas të cilës e njëjta i kthen përgjigje dhe për secilin veç e veç i jep informata për profilin e secilit nga të lartcekurit. Me çka ka kryer veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, thuhet në aktakuzë.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzën më 30 dhjetor 2024, ndersa kryeministri Kurti nuk eshte terhequr per asnje moment nga mbeshtetja per Krasniqin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!