“Krahasohej me Beckenbauer”, presidenti Meta dekoron Miltiadh Gurmën

schedule22:36 - 11 Prill, 2021

schedule 22:36 - 11 Prill, 2021

Presidenti i Reapublikës së vendit tonë, Ilir Meta vazhdon të mbajë sytë nga sporti dhe të dekorojë figura të shquara të kësaj fushe të jetës. I radhës që ka merituar titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” është ish-futbollisti i njohur nga Saranda, Miltiadh Gurma.

POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META – Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e gjithanshëm në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar dhe trajner me rezultate të larta, kisha kënaqësinë e veçantë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” një prej ikonave të futbollit të Sarandës, Luftëtarit, Shkëndisë së kohëve të arta dhe të Ekipit tonë Kombëtar, Miltiadh Gurma.

Kam patur fatin ta shoh virtuozitetin në fushën e blertë të këtij futbollisti të nivelit ndërkombëtar, që për talentin e jashtëzakonshëm, krahasohej vetëm me lojtarin e madh gjerman Franz Beckenbauer. Saranda, Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria janë krenuar me të drejtë gjithmonë me Miltiadh Gurmën, shembull frymëzimi dhe model suksesi, që duhet ndjekur nga brezat e rinj. /abcnews.al