Krahasimi me vjet: Partizani e Vllaznia super, Skënderbeu e Tirana “pikiatë”

schedule14:39 - 12 Prill, 2021

schedule 14:39 - 12 Prill, 2021

Tre faza të zhvilluara deri më tani dhe Superiorja do të jetë e luftuar deri në fund. Sivjet nuk ka një lokomotivë, sikurse ishte Tirana në gjysmën e dytë të sezonit.

Gara për titull është shumë e fortë, pasi Teuta e vendit të parë ka vetëm dy pikë më shumë se Partizani e Vllazninë, ndërkohë që ndjekin edhe Laçin (-4) dhe Tirana (-7) kur ka mbetur të zhvillohet edhe një fazë.

Nëse rikthehemi pas në kohë, në këtë moment të sezonit të shkuar, do të vëmë re se Skënderbeu është skuadra me rënien më të madhe.

 

Korçarët numërojnë 21 pikë më pak se vjet në fund të fazës së tretë dhe më keq se ata kanë bërë vetëm kampionët në fuqi të Tiranës.

Lart, renditja e sezonit 2019-2020, poshte renditja e sezonit 2020-2021

 

Bardheblutë, që aktualisht drejtohen nga Orges Shehi, kanë 14 pikë më pak se sezonin e shkuar. Gjithsesi janë në garë për Europën dhe mund të mendojnë edhe për titullin, nëse në 2-3 javët në vazhdim do të vijojnë me ecurinë pozitive.

“Pikiatë” edhe Kukësi, që numëron 12 pikë më pak krahasuar me vjet. Te skuadrat me bilancin negativ renditet edhe Bylisi, që ka 10 pikë më pak.

Katër ekipet e para të këtij sezoni kanë bërë më mirë, duke nisur me Partizanin dhe Vllazninë që kanë grumbulluar nga 9 pikë më shumë.

Të dyja skuadrat kanë rritjen më të madhe, ndjekur nga Teuta me 8 pikë më shumë, kurse Laçi ka vetëm 3 më tepër nga sezoni i shkuar. /abcnews.al

 

Diferenca e pikeve