KPK shkarkon nga detyra prokurorin Gentian Trenova

schedule10:13 - 20 Qershor, 2018

schedule 10:13 - 20 Qershor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova. Pas vendimit avokati i tij Sajmir Lame  e cilësoi të padrejtë dhe të gabuar shkarkimin nga detyra të prokurorit. Ai tha se do ta apelopjë vendimin.

Sajmir Lame:  “Është vendim totalisht i padrejtë dhe i gabuar. Pas dy dekadash kontribut në sistemin e drejtësisë prokurori ka deklaruar një pasuri të vetme një apartament 50 m2, në një godinë të kohës së diktaturës ndërtim i viteve ‘70. Kjo është pasuria e tij e vetme dhe kjo u gjet e papërshtatshme nga komisioni për të kaluar me sukses ktriterin e vlerësimit të pasurisë. Nëse as ky standard nuk vlen për të kaluar vettingun diçka është shumë gabim me metodologjinë që po përdor ky komision. Është për të ardhur keq, sepse Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë. Ne mendojmë se jemi të paragjykuar në këtë proces. Përse argumentat që ne dhamë nuk qëndronin. Në sigurisht që do ta apelojmë vendimin. Punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar pa masë e me ndershmëri dhe sot trajtohen në këtë mënyrë.”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!