Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përjashtuar nga gjyqësori anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. Vendimi u dha në orën 13:00, me argumentin se z.Hoxha nuk justifkoi dot pasurinë.
“Trupa gjykues e përbërë nga Xhensila Pine kryesuese, Alma Paskaj relatore dhe Valbona Sanxhaktari, anëtare, vendosi me shumicë votash shkarkimin e Fatmir Hoxhës, gjyqtar pranë gjykatës Kushtetuese. Vendimi i arsyetuar me shkrim u njoftohet subjekteve të vlerësimit, komisionerit publik dhe ndërkombëtarëve brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Apelimit nga subjekti i vlerësimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të komisionit”.
/abcnews.al