KPK: Anëtarët e KED 2017 – 2018 në proces rivlerësimi

schedule14:41 - 19 Shkurt, 2018

schedule 14:41 - 19 Shkurt, 2018

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijon rivlerësimin kalimtar për 93 subjekte, përfshi këtu anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, trupës së vitit 2017 dhe asaj të vitit 2018.”

Kjo është përgjigja që organi i vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i dha interesimit të ABC News lidhur me vettingun e antarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përgjegjës për listimin e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.

Komisionerët dhe këshiltarët pranë këtij organi po punojnë bazuar në një hierarki ku prioritare janë dosjet e antarëve të Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, sipas përcaktimeve në ligjin e vettingut. Por komisioni tha për ABC News se ky hetim, që primar ka cilësinë, vlen të thellohet.

“Referuar neneve 45 dhe 49 të po këtij ligji Komisonit i lind e drejta të bëj thellim të hetimit, duke mos u mjaftuar vetëm me dokumentacionin e sjellë nga 4 institucionet ndihmëse, ILDKPKI, DSIK, KLD dhe Prokurori të Përgjithshme, por rivlerëson faktet dhe rrethanat e nevojshme, për të patur një rezultat të saktë mbi çdo subjekt.”

ABC News u interesua gjithashtu lidhur me një përsëritje të mundshme të skenarit të një viti më parë, kur anëtarët e KED u përzgjodhën me short sipas dispozitës kalimtare Kushtetuese, qëndruan një vit në detyrë pa arritur të zhvillojnë asnjë mbledhje, pa produkt dhe pa përfunduar procesi i vettingut për ta, i parashikuar edhe ky të kalojë me përparësi sipas Kushtetutës menjëherë pas zgjedhjes së trupës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vë në dijeni se anëtarët e KED të vitit 2017 , ashtu si ata funksionalë sot, janë në process rivlerësimi nga komisionerët.

Janë këta anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2017 dhe 2018 të cilët do të kalojnë procesin e rivlerësimit, përveç atyre të dorëhequr, ku bie në sy anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Besnik Imeraj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!