Kouchner: 2018, vit i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

schedule14:20 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 14:20 - 27 Dhjetor, 2017

Në një shkrim për “Eu Observer” ish ministri i jashtëm francez Bernard Kushner shprehet se viti 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm për Ballkanin perëndimor. Disa vende te ketij rajoni jane ne rrugen e anetaresimit ne BE.

Dyert për zgjerimin e Bashkimit Europian janë hapur lehtësisht tre vjet pasi presidenti i Komisionit Europian Zhan Klkod Junker u shpreh se nuk do të kishte anëtarësime të reja gjatë mandatit të tij pesë vjecar.

Në këtë mënyrë nis analizën e tij për “Eu Observer” ish ministri i jashtëm francez Bernard Kushner, i cili thekson se 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Duke iu referuar Shqipërisë Kushner nënvizon se si sondazhet tregojnë se 80 për qind e popullsisë dëshirojnë anëtarësimin në BE. dhe pse ky nuk është një kriter për anëtarësim, historia ka treguar se aty ku ka një konsesus të fortë për anëtarësim, reformat politike dhe institucionale implementohen më lehtë.

Për sa i përket mandatit të qeverisë Rama ish ministri i jashtëm francez këmbëngul, se ai duhet të sigurojë porogres për sa i përkeyt standarteve europiane, vecanërisht në pesë pikat e kërkuara nga Brukseli: reforma administrative, të drejtat e njeriut, beteja kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe lufta ndaj krimit të orgamnizuar.

Sipas Kushner opozita në vend po i bën rezistencë këtyre reformave duke krijuar skena kaosi në parlamentin shqiptar, përfshirë dhe pengesën që iu të emërimit të prokurores së re të përgjithshme.

Por Kushner shprehet se shqiptarët nuk duhet të befosihen që politikanët e tyre po luftojnë njëri tjetrin, pasi kjo nënkupton që reforma në drejtësi po implementohet. Madje në një moment ku reformat janë në stad të avancuar, do të ishte gabim nga ana e BE-së që të mbante ende në prapaskenë Shqipërinë. SIpas Kushner, është momenti që votuesve shqiptarë tu dërgohet një mesazh i fortë: se mbështetja e tyre ndaj reformave dhe BE-së po jep impakt.

Ndërsa për sa i përket Kosovës ku Kushner ka qenë dikur i dërguari special i kombeve të Bashkuara, është 90 për qind e popullsisë që dëshiron anëtarësimin në BE. Por për fat të keq dëshira e tyre nuk ka shanse të plotësohet së shpejti, për shkak se Serbia dhe pesë vende anëtare të Bashkimti Europian nuk e njohin pavarësinë e saj. Ai nënvizon se në këtë rast Bashkimi Europian duhet të jetë më krijues duke inkurajuar Qipron, Greqinë , Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën si dhe Serbinë që të pranojnë të paevitueshmen: sovranitetin e Kosovës. Sipas tij Brukseli qëllimisht ka injoruar ballkanin perëndikmor kohët e fundit, duke harruar që anëtarësimi në BE është pjesë e zgjidhjes për mungesëne stabilitetit në Ballkan dhe historisë së gjatë të konflikteve ndër etnike në rajon.

Anëtarësimi në Be mbetet një çështje kryesore në Serbi dhe Malin e zi që shihen si kandidatet kryesore për raundin e ardhshëm të antarësimeve.

Sondazhet e fundit tregojnë se 54 për qind e maqedonasve dëshirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa në Serbi vetëm 26 për qind e popullsisë është pro./abcnews.al