“Kosovës duhet t’i kthehet besimi”, Rama mesazh Kurtit në konferencën me Blinken: Koordinohu me SHBA!

schedule17:52 - 15 Shkurt, 2024

schedule 17:52 - 15 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, foli për situatën politike në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.

Rama i dha një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke i thënë që të koordinohet me SHBA-të. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se Kosovës duhet t’i kthehet besimi.

Dua të përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap pas pa u konsultuar me aleatët e tyre strategjik,  pasi është në interes të tyre. Nga veprimet e pa konsultuara mund të fitohen ca vota sot për sot”, tha Rama.

Më tej Rama tha se “Ne kemi nxitur dhe vazhdojmë të nxisim dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të kanë qenë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së identitetit ndërkombëtar të saj. Shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA-të s’do kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve në këtë rajon dhe specifikash për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është në interes të dorës së dytë. Ne ndihemi të keqardhur sa herë që shohim hapa mbrapa dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu dhimbjen e plagëve e një tragjedie jo shumë të largët, apo edhe për faktin se në rastin e sulmit në Banjskë, Serbia nuk e ndihmon siç duhet procesin“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!