Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë, thellohet kriza/ Kurti nuk thërret seancë, opozita mësyn Kuvendin

schedule12:24 - 12 Gusht, 2026

schedule 12:24 - 12 Gusht, 2026

Një aksion i opozitës në Kosovë përballë refuzimit të Albin Kurtit për tu mbledhur në Kuvend dhe për të ngritur institucionet…

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca u bashkuan në sallën e parlamentit me thirrjet drejtuar kryesuesit të seancës nga rradhët e VV Avni Dehari për konstituimin e kuvendit.

Përfaqësues të PDK thanë se nuk do të qëndrojnë duarkyq duke shtuar se as Albin Kurti, as LVV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre.



Në një përballje me deputeten e VV Donika Gërvalla deputëtët e PDK e pritën atë më brohorima dhe thirrje UCK, DEMOKRACI, KRIMINELA apo “THIRRENI SEANCËN”.

Gërvalla, njësoj si shefi i saj politik kërkoi që partitë politike ti përgjigjen thirrjes së Kurtit për takime politike…

Ndërsa ndaj një deputeti të vetevendosjes deputetja e PDK Ganimete Musliu zbrazi shishen me ujë…

Megjithatë aksionit politik nuk ju bashkua Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përplasja rreth vazhdimit të seancës vjen pasi ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Nga VV thonë se deri në momentin kur të ketë sinjale për një marrëveshje politike që garanton formimin e të gjitha institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve, thirrja e seancës konstituive do të ishte vetëm një formalitet ceremonial.

Deri atëherë vendi thellon çdo ditë krizën politike…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!