Kosovë: Pandemi dhe politikë, qytetarët përballen me dy kriza njëkohësisht

schedule20:31 - 8 Prill, 2020

schedule 20:31 - 8 Prill, 2020

Në Kosovë, Covid-19 dhe kriza politike ecin krah për krah. Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se kërkesa e presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, u pa si masë politike.

Krasniqi thotë se qytetarët përballen me dy lajme të para në të njëjtën kohë, kriza politike dhe koronavirusi.

Deklaratat politike, kundër-deklaratat politike që ende vazhdojnë janë presion shtesë që u bëhet qytetarëve të Kosovës duke I shqetësuar ata edhe më tej, përtej faktit që jemi të shqetësuar me pandeminë globale me të cilën po përballemi dhe me pasojat që mund të ketë, qoftë në shëndetin tonë, qoftë në ekonominë tonë apo në jetën tonë normale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!