Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Orët e fundit dhe vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

schedule12:33 - 4 Mars, 2026

schedule 12:33 - 4 Mars, 2026

Heshtje e thellë në orët e fundit dhe vendimtare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nga politika në Kosovë.

Pesë takime që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka mbajtur me kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e kanë përcaktuar rrugën e ardhshme në skenën politike: zgjedhjen e presidentit apo dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

Të martën, Kurti takoi për herë të tretë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por sërish nuk u gjet një zgjidhje. Përpara takimit me Abdixhikun, Kurti nuk pati më mundësi për takime me PDK, e cila kërkoi ta propozonte vetë një kandidat për president.



Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati më 4 prill. Sipas Kushtetutës, nëse kreu i ri i shtetit nuk zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vendi shkon në zgjedhje të reja. Vetëm vitin e shkuar, Kosova mbajti dy herë zgjedhje parlamentare dhe një palë lokale në dy raunde. Gjithsesi ka pasur interpretime të ndryshme se a duhet të jetë data fundore 4 apo 5 marsi, edhe pse kjo ka pak rëndësi nëse fundi është i paracaktuar.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë. Kurti ka deklaruar më herët se beson që Murat Jashari, i biri i Rifat Jasharit dhe pjesëtar i familjes së Adem Jasharit, do të jetë figurë e përshtatshme për postin e presidentit. Por megjithëkëtë, Murat Jashari ka bërë të ditur se nuk ka ambicie për këtë pozitë.

Ndryshe prej tij, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e ka shprehur synimin për edhe një mandat në krye të shtetit, por Lëvizja Vetëvendosje, e cila e pati propozuar atë në mandatin e parë, nuk e ka përmendur emrin e saj si kandidate. Sipas Kushtetutës, për ta propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!