Kosovë, një person në gjendje të dehur plagos veten me armë

schedule09:02 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 09:02 - 9 Dhjetor, 2023

Një person në Gjakovë dyshohet se ka plagosur veten teksa ishte në gjendje të dehur.

I dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është arrestuar, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dy pistoleta dhe katër fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./abcnews.al