Në Kosovë po zhvillohet procesi i votimit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë post kandidat i vetëm është Albin Kurti.
Ai synon të marrë drejtimin e Vetëvendosjes pas tre vjetësh. Në fletëvotimin për kryetar, anëtarët e Vetëvendosjes mund të zgjedhin mes opsioneve, pro, kundër dhe abstenim.
Ndërkohë, vlen të theksohet se këto zgjedhje të brendshme vijnë në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje ka përçarje të shumta. Vetë Kurti, pasi votoi në Prishtinë, ftoi të gjithë anëtarët të marrin pjesë në process dhe të zgjedhin lirshëm./abcnews.al