Kosova shënon 216 raste të reja me koronavirus dhe 1 viktime në 24 orë

schedule23:39 - 12 Korrik, 2020

schedule 23:39 - 12 Korrik, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë ndërsa numri në total ka shkuar në 4931 të prekur.

Sipas IKSHPK 1 pacient ka ndërruar jetën si pasojë e Covid-19 duke bërë që numri total i viktimave të shkojë në 102 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti./abcnews.al