Kosova shënon 214 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve, dhe 4 viktima

schedule23:40 - 8 Korrik, 2020

schedule 23:40 - 8 Korrik, 2020

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me Covid-19 në Kosovë ndërsa 60 persona janë shëruar.

Sakaq janë IKSHPK ka njoftuar edhe për 4 pacientë të cilët kanë humbur jetë nga koronavirusi.

“Sot më 08 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.”, thuhet në njoftim.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”

“Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.” ka njoftuar IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime./abcnews.al