Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 42 raste pozitive nga 3,472 testime të kryera. Kurse, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe dy qytetarë të tjerë.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit u shëruan edhe 409 qytetarë. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600
Në total numri i rasteve aktive është 2.559. Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.
Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /abcnews.al/


