Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korrupsion dhe mosdeklarim pasurie/ GJKKO dënon me 3.4 vite burg ish gjyqtarin Ilir Pashaj

schedule16:24 - 5 Mars, 2025

schedule 16:24 - 5 Mars, 2025

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 5 vite burg ish gjyqtarin e gjykatës së Elbasanit, Ilir Pashaj për akuzën e korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë. Pashaj është gjykuar me proces të shkurtuar dhe ka përfituar ulje të dënimit me 3 vite e 4 muaj burg.

Sipas SPAK, Pashaj ka përfituar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsionit. Rasti ka të bëjë me një vendim që ish gjyqtari ka dhënë në vitin 2009.

Kujtojmë që në mars të vitit 2024, SPAK i sekuestroi ish gjyqtarit një apartament dhe në automjet në pronësi të tij.



Ilir Pashaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në vitin 2017, përpara se të niste procesi i vettingut. Ai punoi më pas si avokat, por në korrik të vitit 2022 u arrestua si i impikuar në një çështje korrupsioni që përfshiu edhe gjyqtaren Zamira Vyshka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!