Turqia ka ka anuluar fluturimet nga nëntë vende evropiane si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, teksa sot u njoftuan 3 raste të reja në vend.
“Për shkak të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19) në Evropë, duke filluar nga e shtuna në 08:00 të mëngjesit deri më 17 prill do të pezullohen fluturimet tona me pikë nisjeje nga Gjermania, Franca, Spanja, Norvegjia, Danimarka, Belgjika, Suedia, Austria dhe Holanda”, tha kompania kombëtare turke, Turkish Airlines në një deklaratë.
Më tej, në deklaratë theksohet se “Turkish Airlines, e cila gjithmonë i jep përparësi sigurisë së udhëtimit të mysafirëve të saj, do të vazhdojë të ndjekë procesin në bashkëpunim me të gjitha autoritetet ndërkombëtare të aviacionit dhe shëndetit, duke marrë masat e nevojshme”.
Transportuesi kombëtar do të ofrojë ndryshime të linjave, ditëve dhe opsione falas të anulimit për fluturimet ndërkombëtare.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, tha se Turqia shtoi nëntë vendet në listën e saj të fluturimeve të pezulluara.
Numri në total i të infektuarve në Turqi ka shkuar në pesë. Pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, ai është përhapur në të paktën 123 vende të botës. /abcnews.al