Koronavirusi, Turqia mbyll të gjithë kufijtë e saj

schedule08:16 - 28 Mars, 2020

schedule 08:16 - 28 Mars, 2020

Turqia ka mbyllur pothuajse të gjitha kufijtë e saj, duke bllokuar të gjitha fluturimet ndërkombëtare nisje dhe mbërritje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Ndërkohë ministri turk i shëndetësisë njoftoi se 17 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Turqi në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e vdekjeve në 92.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Fahrettin Koca tha se 2,069 pacientë janë diagnostikuar me COVID-19 pasi numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara u rrit në 5,698.

Ai bëri me dije se 42 pacientë janë larguar nga spitalet pasi janë shëruar nga virusi vdekjeprurës ndërsa 344 të tjerë janë trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.