Kryeministri Rama ka konfirmuar sot se ku do të bëhet karantina për të përballuar një krizë të mundshme nga koronavirusi. Duke folur para Komitetit të Sigurisë, Rama tha se karantina do të ndërtohet tek Konvaleshenca në Durrës.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Kombëtar të Sigurisë Shëndetësore për Koronavirusin. Gjatë kësaj mbledhjeje Kryeministri Rama deklaroi se është përcaktuar vendi dhe zona e Karantinës e cila do të jetë shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit.
“Ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël për shkak të ndërveprimit intensiv. Edhe në Italinë fqinje vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pacientin zero. E panjohura tjetër është përhapja.
Përhapja e tij është e shpejt. Sot diskutohen se si sot vendet në kufi me Kinën nuk kanë ende asnjë rast të prekur. Ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe mesa po mendohet kjo do të kërkojë akoma kohë.
Është një situatë që ka zënë në befasi të gjithë botën. Përhapja e këtij virusi është e pashmangshme. Por shoqërohet edhe me infodemi.
Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur edhe Shqipërinë.
Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe vikitmë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme.
Janë trajnuar 800 profesionistë të shëndetit dhe në të gjthë nivelet e shëndetësisë sipas planit të paracaktuar.
Janë dyfishuar kontrollet në pikat kufitare si dhe monitorimi i pasagjerëve monitorohet nga ekipi mjekësor. Deri tani janë kontrolluar imtësisht 8122 persona, pasagjerë, dhe në nivel të pikave kufitare tokësore 14000 udhëtarë.
Në aeroportin e Rinasit, portin e Durresit dhe Vlores, jane disponuar mjedise të caktuara për izolim dhe atë që quhet karantina të përkohëshme në raste të dyshuara.
Janë marrë masat për rritjen e stokut, është siguruar stoku i medikamenteve. Është alokuar fond 2 milion dollarë i cili shërben vetëm qëllimit të sipërpërmendur.
Komitetit Teknik ka vlerësuar disa ambiente si përshtatshme si karantina. Është për të ardhur keq që ndërkohë kudo bëhet politikë, kudo ka debat , askund tjetër përvecse në vendin tonë nuk ndodh që palë të caktuara politike me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve.
Janë përpjekur haptazi për të krijuar panik, qoftë për sa i përket vendit të caktuar për karantinën, qoftë të tjera.
Askund nuk ekziston që karantinat të ndërtohen nëpër male apo nëpër pyje e facilitetete larg zonave të banuara. Kjo është një shpikje.
Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar disponimin e strukturave akomoduese publike të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar përmbushja e të gjithë kushtet dhe garancia për siguri të plotë për të gjithë“, tha Rama./abcnews.al